Ndryshon dinamika e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku një ditë më parë në Shkodër.

Burimet nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se biznesmeni 30-vjecar është vrarë gabimisht teksa ishte duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektiv, por dikush tjetër që ishte me të. 30-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes të cilët po bënin stërvitje për hipizëm.

Burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb’ se objektivi i vrasjes ka qenë një tjetër person, ndërsa autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov.