Njëri përmes telefonit dhe tjetra në rrjetet sociale. Kërcënime kanë ardhur në adresë të tyre dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Pas denoncimeve, policia ka nisur procedimin penal për 65-vjeçarin nga Durrësi A.P. dhe 65-vjeçaren nga Kavaja Sh.B.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.P, vjeç 65, banues në Durrës, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka kanosur shtetasen E.Q, vjeç 66, banuese në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.
  • Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen Sh.B, vjeçe 65, banuese në Kavajë, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin K.Gj, vjeç 60, banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.