Një person është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës. Viktima është identifikuar si shtetasi Arjan Ferracaku, 31-vjeç, i cili u gjet jashtë një makine të djegur në periferi.
Mësohet se Arjan Feracaku, babai i dy fëmijëve, është pronar i dy bizneseve lokale në Velipojë.
Dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar me pistoletë dhe më pas është transportuar me makinë në vendin e quajtur “Bregu i Ranës”, pranë liqenit.
Zona ku është gjetur viktima është në livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.





