Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet gjatë natës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë teksa përësërit apelin “Mos shpejto të arrish aksidentin”.
Përmes një postimi në Facebook, policia bën me dije se natën e kaluar janë pezulluar 17 leje drejtimi, ndërsa një 19 vjeçar nga Durrësi është ndaluar pasi është kapur me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 745.3 metra.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia Rrugore e Tiranes kontrolle per rritjen e parametrave te sigurise rrugore gjate fundjaves
Mos shpejto të arrish aksidentin.
19 vjeçari nga Durresi me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 745.3 metra.
Shpejtesi qe te vret jeten.
17 Leje Drejtimi te pezulluara nga Policia Rrugore e Tiranes prej orës 22.00 të dates 31.08.2018 deri në oren 01.20 te dates 01.09.2018 per shpejtesi qe varionin nga 137 deri ne 175 km/h.
Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtesise fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative,, 3 pa siguracion dhe nje pa kontroll teknik.
Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar e Drager ne te gjitha rruget e Tiranes.
Mos abuzoni me shpejtesine dhe alkoolin se ne rastin me te mire ju pret polici ne rruge.





