Një grua e moshës 43-vjeçare, banuese në Durrës është ndarë nga jeta ditën e enjte në spitalin e qytetit.
Pas vdekjes së gruas, është bërë ekspertiza mjeko-ligjore që ka arritur në përfundimin se ndarja nga jeta e shtetases B.B. ka ardhur nga shkaqe natyrale, bën të ditur policia e Durrësit.
Në njoftimin e saj zyrtar për shtyp, policia shton se “materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim”.
Gjatë ditës së sotme, vëllai i një gruaje të vetëhelmuar 3 ditë më parë me fostoksinë, akuzoi stafin e urgjencës së spitalit të Durrësit se nuk e kishte prekur me dorë prej 3 orësh motrën e tij, me pretendimin se ishte pis.
Ndërkohë, në reagimin pas ngjarjes, drejtoria e spitalit të Durrësit theksoi se shtetases E.D. 56 vjeçe, ju dha ndihma e parë nga mjekët dhe janë në pritje të rezultatit të autopsisë. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të konfirmojë shkakun e vdekjes së 56-vjeçares.





