Tri vajza janë plagosur në një aksident rrugor pranë rrethrrotullimit në fushë Mamurras.
Makina që drejtohej nga njëra prej tyre, teksa po futej në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Vajzat kanë marrë plagë të rënda dhe u dërguan në spital në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





