Dy vëllezër nga fshati Katund i Ri në Elbasan janë vënë në pranga, pasi kanë dhunuar punonjësin e ujësjellësit, i cili kishte shkuar në banesën e tyre. Sipas policisë së Elbasanit, vëllezërit Andon Bërdufi, 55 vjeç, dhe Uran Bërdufi, 29 vjeç, pasi kanë debatuar me punonjësin e ujësjellësit, 35-vjeçarin F.B., e kanë goditur atë me grushte e sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Sakaq, uniformat blu kanë arrestuar dy vëllezërit Bërdufi të cilët akuzohen se kanë dhunuar punonjësin e ujësjellësit për shkak të detyrës, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për këtë të fundit, pasi edhe ai i ka goditur ata me grushte.