Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Qeparo. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Brenda automjetit ndodhet drejtuesi i tij, i cili është pa ndjenja. Kalimtarë të rastit kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, por askush nuk ka mbërritur deri tani në vendngjarje.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personit të përfshirë në aksidentin rrugor, raportojnë dëshmitarët për DurrësLajm.





