Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Igli Shahini 33 vjeç, banues në Durrës.
Shahini, më datë 28.08.2018, në lagjen nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar në nenet 88 dhe 283 / 1 të Kodit Penal.





