Një 63-vjeçar nga Rumania, i cili ndodhet për pushime me familjen në Vlorë, ka humbur jetën.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 tek “Uji i Ftohtë”. Viktima është me iniciale K.U., banues në Bukuresht.

Mësohet se ai ka qenë duke pushuar me familjen në plazhin përballë shkollës së Marinës, kur ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun.