Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, pasi dyshohet të jetë përfshirë në sulmin e pesë viteve më parë ndaj ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Ngjarja për të cilën akuzohet 23-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka ndodhur në shtator të vitit 2013, në lagjen “Keratsini” të Athinës.
Shqiptari i arrestuar, dyshohet se bën pjesë në grupin e personave që sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku gjatë incidentit mbeti i vrarë këngëtari grek Pavlos Fyssas. Gjatë atij incidenti ministri pësoi lëndime të lehta, ndërsa makinat e eskortës u dëmtuan.
Këngëtari Pavlos Fyssas njihej si antifashist dhe antiracist, dhe prandaj sulmua me thikë nga një grup personash të “Agimit të Artë”. Pjesë e këtij grupi ishte edhe shqiptari.





