Ka përfunduar arratia e 33-vjeçarit, Alfred Pllumbaj, i cili vrau mbrëmjen e së hënës fqinjin e tij Prendush Fusha 55 vjeç.
Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.
"Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasitAlfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen "Mark Lula", Shkodër" , njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të "Vrasja me dashje" e "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arme¨ve te¨ ftohta".
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen "Mark Lula".
Alfred Pëllumbi vrau me thikë fqinjin që e kishte denoncuar në polici për vjedhje. 33-vjeçari sulmoi në derë të shtëpisë Prendush Fushën, vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga komisariati.
Përplasja mes tyre kishte nisur të dielën thonë burimet. Prendush Fusha kishte denoncuar vjedhjen e banesës dhe mes të shoqëruarve për ngjarjen ishte edhe 33-vjeçari që më pas e sulmoi për vdekje.
Burimet thonë se pasi ishte lënë i lirë, Alfred Pëllumbi i armatosur me një thikë i shkoi në derë Prendush Fushës dhe pas një debati verbal e qëlloi disa herë me thikë.
55-vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal por nuk u mbijetoi plagëve të rënda që kishte marrë.





