Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Modena të Italisë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mediave italiane, shqiptari ishte dërguar në spital mbrëmjen e 25 gushtit, por nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi. Ai kishte pësuar dëmtime në fytyrë dhe një plagë në këmbën e majtë të shkaktuar nga një armë zjarri.
I plagosuri rreth 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ishte dërguar në spital nga dy persona, që ishin larguar më pas.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë nga ana e autoriteteve, u bë i mundur identifikimi i tyre. Ata janë dy shtetas rumunë, të cilët janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje për të sqaruar përfshirjen e tyre në këtë ngjarje.





