Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë poseduesi, i cili drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po përgatitej të shiste lëndë narkotike në doza të vogla, uniformat blu në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, 27 vjeç.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paisur me leje drejtimi. Gjithashtu rezultoi se nën sediljen e pasme të automjetit kishte fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sattiva.

Nga informacionet e grumbulluara dyshohet se do ta shiste  në doza të vogla. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në fund të veprimeve të para hetimore u  arrestua në flagrancë shtetasi:

Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë ( i dënuar më parë për Vjedhje).