Dy shijakas janë përfshirë në një sherr fizik me njëri-tjetrin, nga i cili, njëri ka mbetur i plagosur lehtë, për shkak të dhunës së ushtruar.

“Më datë 26.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.L., vjeç 31, banues në Shijak, pasi më datë 25.08.2018, ka goditur me sende të forta shtetasin I.D., vjeç 48, banues në Shijak”, njofton komisariati i policisë së Shijakut.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.