Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, z. Afrim Bakaj priti sot në mbrëmje presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) , Sir Suma CHAKRABARTI.
Në takim morri pjesë edhe zv ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, si dhe kryetari i Këshillit drejtues të APD, Gledian Llatja.
I ftuar nga Kryeministri Rama për të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Durrës, z. CHAKRABARTI vizitoi sot portin e Durrësit, që konsiderohet një nga klientët më të rëndësishëm të BERZH-it në Shqipëri.
Pas fjalës së mirëseardhjes dhe ekspozesë së shkurtër mbi zhvillimet në portin më të madh të vendit nga ana Drejtorit Ekzekutiv Bakaj dhe specialistëve portualë, të pranishmit bashkëbiseduan kryesisht për mbeshtetjen financiare që BERZH pritet ti japë Autoritetit Portual, për zhvillimin dhe zbatimin e projektit të rehabilitimit te kalatave 1 & 2.
Presidenti i BERZH-it, shfaqi mjaft interes për projektet që do të zbatohen në portin e Durrësit, duke u ndalur veçanërisht në projektin mbi rikonstruksionin e kalatave 1 & 2.
Gjatë takimit që u zhvillua në Drejtorinë Ekzekutive të APD u diskutua edhe mbi prioritetet dhe strategjitë për zhvillimin e mëtejshëm të portit të Durrësit.
Bashkë me Presidetin e BERZH, z. CHAKRABARTI, në takim morrën pjesë edhe edhe drejtues të tjerë të Departamenteve në BERZH, z. Oleg Levitin, Matteo Colangeli dhe Ilir Basha.
Presidenti i BERZH, CHAKRABARTI së bashku me drejtuesit e APD dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës vizituan më pas Terminalin Perëndimor, duke u ndalur në kalatat 1 & 2, si dhe portin e ri të peshkimit.