Momente të tmerrshme ka kaluar një natë më parë një 21-vjeçar dhe familja e tij nga fshati Ardhishtë, Shijak.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar më armë zjarri drejt banesës së të riut E.A.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur pasoja në njerëz, por frika e familjarëve ka qenë e madhe.

Pas ngjarjes, i riu ka denoncuar në polici rastin dhe ka dhënë shpjegimet përkatëse.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autor-it/ëve.