I jep fund jetës një djalë i ri në Durrës.

Nga të dhënat zyrtare policore, mësohet se viktima është shtetasi Y.M. 26 vjeç.

Më datë 26.08.2018, në lagjen nr.15, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë. Pavarësisht ndërhyrjeve të bluzave të bardha, i riu ka ndërruar jetë në spital rreth orës 09:00.

Nuk dihen shkaqet që e shtynë të riun drejt vetëvrasjes, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.