Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë me thikë të shtunën në Durrës.

20-vjeçari me iniciale D.D. është goditur me thikë në lagjen nr.15, ndersa 17-vjeçari me iniciale J.B. është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes.

Arma e ftohtë me të cilën u krye plagosja u bllokua nga policia në cilësinë e provës materiale.

20-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftuan burime zyrtare nga policia.

Ndërsa personi që e plagosi, akuzohet për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.

Burime policore thanë se plagosja ndodhi për shkaqe banale.    

Njoftimi i policise:

Më datë 25.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin me iniciale J.B., vjeç 17, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, ka goditur me thikë shtetasin D.D., vjeç 20, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Në cilësinë e provës materiale, u bllokua thika. Po punohet për kapjen e J.B. Nenet 78/1, 22 e 279 të Kodit Penal.