Një jaht me gjatësi 124 metra, një nga më të mëdhenjtë e ankoruar ndonjëherë në Durrës, ka mbërritur pasditen e se shtunes në portin e Durresit.
Jahti “Katara” me flamur të Katarit ka lundruar nga ishulli i Korfuzit drejt Durrësit, ndërsa destinacioni i tij pasardhës është Dubrovniku.
Që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit janë ankoruar mbi 300 jahte të madhësive të ndryshme, njofton Autoriteti Portual Durres.