Kjo e shtunë ka përkuar me pikun e fluksit të qytetarëve shqiptarë që nisen drejt Italisë dhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, ku jetojnë e punojnë. Sipas burimeve nga Policia Kufitare, mbi 10 mijë shtetas u larguan nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë këtë të shtunë me tragetet e linjave.
Fluksi i udhëtarëve është shoqëruar edhe me shtimin e sporteleve të shërbimit, por pa mundur të shmangen vonesat.
Numri i lartë i pasagjerëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi radhë të gjata dhe pritje disa orëshe. Kjo situatë solli pakënaqësi te pasagjerët.
Pritjet disaorëshe nuk mbetet i vetmi problem për ata që zgjedhin të udhëtojnë nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë.
Çmimet e larta të biletave, mungesa e kushteve në tragete mbetet një tjetër problem, kryesisht në kohë fluksi.
Fluksi i udhëtimeve të transportit detar pritet të vijojë deri në fillim të shtatorit, kur emigrantët kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.
Ndiqni në videon më poshtë shqetësimin dhe ankesat e qytetarëve.
K.H.