Drejtuesi i makinës në aksidentin me pasojë vdekjen e turistes italiane dhe plagosjen e bashkëshortit të saj u arrestua. Ai është Fatmir Rumani 52 vjeç, nga Saranda.

Sipas policisë, të premten në rrugën Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Hidrovor”, Rumani duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me motomjetin tip “Piaggio” me drejtues një italian 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, duke marrë mjekim më të specializuar.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka humbur jetën gruaja italiane 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.