Ndalohet për armëmbajtje pa leje, shtetasi Qamil Selamaj, 58 vjeç, banues në fshatin Golimbas, Bashkia Selenicë.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e tij në fshatin Golimbas, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri dhe municone me fishekë, konkretisht:

– Pushkë gjysmë automatike model 56,

– Pushkë automatike model 63,

– 45 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278 i K.Penal.