Policia greke ka sekuestruar në kufirin greko-shqiptar një sasi prej 86 kg drogë, e cila u kap në një makinë që vinte nga kufiri shqiptar. Në pranga ka rënë Olibion Lena, 34 vjeç nga Lushnja.

Lena e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë sediljeve, ku u zbuluan 84 pako me 86 kilogramë e 230 gramë marijuanë.

Droga u kap nga qeni antidrogë gjatë një kontrolli të hollësishëm. Po ashtu, policia greke ka zbuluar se Lena është i kërkuar në shtetin grek pasi është dënuar me 7 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë në Patra për falsifikim dokumentacioni.