Kjo e shtunë shënon ditën kulminante të kthimit masiv, kryesisht të bashkatdhetarëve pas pushimeve të verës, nga Shqipëria në Itali.
Nga të dhënat operative nga Kapitaneria, “DurrësLajm” mëson se vetëm sot, numri i udhëtarëve që nisen me tragete nga Durrësi është rreth 10 mijë.
Janë 5 tragete që nisen sot drejt porteve të vendit fqinj, konkretisht: 4 për në Bari dhe një për Ankona. Dy prej trageteve nisen në drekë, një mbasdite në orën 17:00 për në Ankona, dhe dy të tjerët në darkë.
Të njëjtat burime thanë se sot po punohet me të gjitha sportelet, që janë 40 të tilla: 30 për makinat dhe 10 për këmbësorët. Po ashtu, për të përballuar fluksin është hapur dhe sheshi te Dogana.
Që nga fillimi i sezonit veror, tragetet kryejnë 5-7 lundrime në ditë për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve.