Aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur sot në Bulqizë.
Rreth orës 08.30, të mëngjesit është marrë njoftim se në rrugën që të çon në zonën D të galerive të kromit Bulqizë, ka ndodhur një aksident rrugor.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi V.D, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili po transportohet me ambulancë për ndihmë drejt Tiranës, dhe pasagjerët që udhëtonin, shtetasit N.Sh, B.Gj, janë transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





