Dy shqiptarë ishin në mesin e katër njerëzve që humbën jetën në një aksident në Ontario gjatë fundjavës.
Ata janë Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç. Aksidenti ndodhi pasi mjeti i tyre u përplas me një dre e më pas me një automjet që po vinte përballë. Gruaja e viktimës, Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital me plagë të rënda.
Viktima pati edhe nga automjeti tjetër i përplasur. Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe vajza nëntëvjeçare A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.
Fatosi punonte si kuzhinier në “Broken Plate Kitchen dhe Bar” në Ëilloë Park prej më shumë se nëntë vjetësh, sipas kolegut të tij Ervin Bushi.
Bushi, i cili ka punuar me të për tetë vjet, tha se Fatosi ishte punëtori më i mirë.
“Nëse i kërkoje ndihmë, ai nuk thoshte kurrë jo… Ai ishte një shembull i mirë për të gjithë punonjësit tanë”, tha Bushi.
Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por që përfundoi në tragjedi.
Bushi tregoi se gruaja e tij, Maralba dhe vajza 10-vjeçare, Brianna, janë të dyja në gjendje kritike në spital.





