Një djalë i ri është gjetur i vdekur në një pishinë në Prizren të Kosovës. Policia vendase njofton se viktima është një 26-vjeçar, i cili dyshohet se të ketë humbur jetën teksa po lahej në pishinë.

Trupi i pajetë u gjet fillimisht nga pastruesit e pishinës, të cilët më pas njoftuan policinë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia kosovare ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.