Një 64 vjeçar nga Durrësi është paraqitur në spital në gjendje të dehur dhe me dëmtime në kokë.

Bëhet fjalë për shtetasin G.D., i cili ka marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha të Durrësit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihet nëse 64-vjeçari është rrëzuar dhe dëmtuar në kokë meqë ishte në gjendje të dehur, apo nëse është përfshirë në ndonjë sherr me dikë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.08.2018, në spital, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dehur dhe me dëmtime në kokë, shtetasi G.D., vjeç 64, banues në Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.