Dy emigrantë shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi kanë qëlluar me armë kundër një patrulle policie.

Sipas mediave, shqiptarët dhe grekët janë pjesë e një bande të rrezikshme në Greqi që operojnë në ishullin Zakynthos, vend në të cilin është bërë dhe arrestimi i katër personave, që qëlluan mbi policinë.

Në kërkim është dhe një tjetër shtetas grek. Mediat lokale shkruajnë se të pestë janë bosa të krimit në ishull. Priten njoftime zyrtare nga policia.