Një 32-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar në vendin fqinjë, Itali, pasi për të drejtësia italiane ka lëshuar urdhrin e arrestit.

Policia bën të ditur se “më datë 21.08.2018, u ekstradua në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar H.K., vjeç 32, banues në Durrës, pasi Gjykata e Parmës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti, për veprat penale parashikuar nga nenet 73, 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian”.