Personi të cilit i janë sekuestruar 1 milionë euro nga trafiku i drogës është Roland Shëmbitrasi me origjinë nga Korça dhe banim në Librazhd.

39-vjeçari është vrarë në Greqi në vitin 2017, dyshohet për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Sipas burimeve, mësohet se Roland Shëmbitrasi i kishte transferuar paratë nga Greqia në Shqipëri në emër të familjarëve të tij; të të atit Kasëm Shëmbitrasi, të ëmës Vera Shëmbitrasi dhe bashkëshortes Albana Shëmbitrasi.

Roland Shëmbitrasi, baba i dy vajzave, është ekzekutuar me armë në mes të Tetorit në lokalin e tij “Joy Bar” në lagjen Glyfada të Athinës.