Dy aksidente me pasojë lëndimin e 5 personave janë regjistruar dje në Durrës, konkretisht në fshatin Arapaj dhe tjetri në rrugën Hamallaj – Plazh.

Nga seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS, mësohet se të gjithë të aksidentuarit ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti 1: Më datë 20.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. B., vjeç 60, banues në fshatin Arapaj Durrës, pasi rreth orës 05:30, në fshatin Arapaj, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me një kolon betoni, ku është aksidentuar vetë, dhe shtetaset H. B., V. Gj., e A. M., vjeçe 55, 41 , 27, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Aksidenti 2: Më datë 20.08.2019, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R. N., vjeç 20, banues në fshatin Kullë Durrës, pasi rreth orës 12:30, në rrugën Hamallaj – Plazh, duke drejtuar mjetin “Opel Korsa” është përplasur me biçikletën që drejtohet nga fëmija me iniciale S. A, vjeç 18, banues në fshatin Hamallaj, i cili është aksidentuar e ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.