Dy automjete janë bllokuar nga policia në portin e Durrësit, pasi nga verifikimet në sistem në Pikën e Kalimit Kufitar, rezultoi se ishin të vjedhura jashtë.
Të dyja rastet janë regjistruar të martën më datë 20 gusht, ndërsa makinat janë një “Ford Mondeo” dhe një “Fiat Punto”.
Më datë 20.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për:
Shtetasin M. D., vjeç 45, banues në Bushat, Shkodër, në PKK, Port, Durrës, mjeti tip “Ford Mondeo”, me të cilin udhëtonte nga verifikimet rezultoi i vjedhur në një shtet të huaj. Neni 141/a i Kodit Penal.
Shtetasen M. H., vjeç 26, banues në Kavajë, pasi në PKK, Porti Durrës, mjeti tip “Fiat Punto”, me të cilin udhëtonte, nga verifikimet rezultoi i vjedhur në një shtet të huaj. Neni 141/a i Kodit Penal.





