Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Liqeni”.

Nga informacionet e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Policia informon se një grua shtatzënë e re, ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur një fëmijë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.

Njoftimi nga policia

Në datën 21.08.2018, ora 11.30  në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T  me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi”  si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.