Një udhëtim mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi një autobus me rreth 40 pasagjerë, është aksidentuar në vendin e quajtur Shkalla e Lubikut në Librazhd.
Shumica e personave mësohet se ishin të afërm mes tyre. Të gjithë kishin qenë në një varrim në një fshat të rrethit të Librazhdit dhe po ktheheshin për në Durrës.
Autobusi ka rrezikuar të dalë nga rruga dhe gjatë manovrimit është përplasur me një shkëmb dhe që nga mbrëmja e djeshme ndodhet aty.
Për pasojë nuk ka të plagosur, ndërsa autobusi është dëmtuar pjesërisht. Personat që udhëtonim me të janë transportuar me mjete të tjera.





