32-vjeçarit Admir Bokrina që humbi jetën në tragjedinë e Genovas në Itali, sot i jepet lamtumira e fundit në Shkodër.

Të afërmit e 32-vjeçarit shprehen se ai ishte një djalë shumë i mirë, shumë punëtor,  ndaj dhe ndjehet e gjithë kjo keqardhje e madhe.

Miq, të afërm, familjarë dhe të njohur e qytetarë të shumtë marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën djalit shqiptar që humbi jetën gjatë shembjes së urës Morandi. Bashkë me të humbi jetën edhe shqiptari tjetër nga Shijaku, Marjus Djerri, 22 vjeç, duke e çuar në 43 numrin e viktimave në këtë tragjedi.