Bie zjarri te dy kullat binjake në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Ndonëse fillimisht u dyshua se flakët kishin përfshirë zyrën e avokatit të njohur Maks Haxhia, Policia deklaron se zjarri ka rënë në një kabinë elektrike.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:40
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar brenda pak minutash.
Informacioni paraprak:
Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.
Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij.





