Regjistrohet viktima e radhës që humb jetën në plazhet shqiptare.

Shtetasi i identifikuar si Agur Isufi, 68 vjeç, ka ndërruar jetë këtë të diel te Shkëmbi i Kavajës.

Nga të dhënat, mësohet se viktima me origjinë nga Mallakastra, kishte ardhur pak ditë më parë nga Amerika me pushime në Durrës.

Sipas policisë, të ndjerit i ka rënë të fikët në breg të detit dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Sakaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 19.08.2018, rreth orës 12:15, në lagjen Nr.13 Plazh, te Shkëmbi i Kavajës, në breg të detit i ka rënë të fikët shtetasit A.I. 68 vjeç, i cili rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i ka rënë infarkt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.