Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për 60-vjeçarin italian Piero Mormina, që u kap dy ditë më parë me 6 kg e 105 gramë marijuanë në Portin e Durrësit.
Mormina udhëtonte me makinën e tij në dalje të Shqipërisë. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë të mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjet dhe u sekuestrua sasia e drogës në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se marijuana do të transportohej nga vendi ynë drejt Italisë.





