Ka shkuar në 2 numri i shqiptarëve të vdekur nga shembja e urës në Xhenova.
Para pak momentesh u konfirmuar vdekja e Marjus Djerrit nga Shijaku, ndërsa tani konfirmohet edhe vdekja e shqiptarit tjetër Edi Bokrina.
Dy shqiptarët që humbën jetën udhëtonin në të njëjtën makinë sëbashku në momentin kur ura është shembur dhe kanë ngecur poshtë rrënojave të betonit.
Dy të rinjtë shqiptarë janë nxjerrë sot nga rrënojat në prani të prindërve të tyre, ndërsa vijojnë ende kërkimet për të tjerë persona.





