Gjykata e Vlorës ka dhënë masën "Arrest me burg" për 24-vjeçarin Ridvan Zykaj, autor i masakrës në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona nga e njëjta familje.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ku të pranishëm ishin gjyqtarja Esmeralda Habilaj dhe prokurori i çështjes Saimir Smaka.
24-vjeçari Zykaj u mbrojt nga avokati, Renato Mehmetaj i caktuar nga shteti me ndërmjetësimin e kreut të Gjykatës, pasi 15 avokatë refuzuan të përfaqësonin vrasësin gjakftohtë të 8 kushërinjve.
Mbi 24-vjeçarin rëndon akuza "Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave", parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.





