Duket se policia po tregohet me dorë të fortë ndaj të gjithë abuzuesve me pijet alkoolike, ndërsa janë në timon.
Dy të arrestuarit më të fundit, janë dy të rinj me mjete luksoze si “Porsche” dhe “Benz”, të cilët janë arrestuar në flagrancë nga policia, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në rrugën “Taulantia”.
Frekuentimi i klubeve të natës që ndodhen në këtë zonë dhe konsumimi tej normave të lejuara të alkoolit, u ka kushtuar prangat një numri të konsiderueshëm shoferësh në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. G., vjeç 34, banues në Shkodër, pasi rreth orës 04:30, në rrugën “Taulantia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Porsh”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 11.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V. V., vjeç 33, banues në Tiranë,pasi rreth orës 03:10, në rrugën “Taulantia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.





