Një shijakas është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, pasi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21.00, ka aksidentuar tek mbikalimi i Shkozetit shtetasin A.R. banues në Tiranë.

Mësohet se i aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Po të shtunën, një tjetër aksident i rëndë është regjistruar, këtë herë në aksin rrugor Radë-Manëz.

“Shtetasi I. K., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi rreth orës 00:10, në aksin rrugor Radë-Manëz, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar shtetasin J. M., vjeç 53, banues në fshatin Sukth i Ri, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë” njofton policia e Durrësit.

I riu nga kryeqyteti është prangosur në vendngjarje dhe është shoqëruar në komisariat.