Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ të qytetit verior.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

I plagosuri mësohet se ndodhet në spital.

Pronari i lokalit që dyshohet si autor i ngjarjes është në arrati. Plagosja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të momentit.

Policia e Shkodrës:

Informacion Paraprak

Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën

Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobeta.

Identifikohet autori dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjec banues në Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.