Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në La Spezia të Italisë, raportojnë mbrëmjen e sotme mediat lokale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur e populluar “Canaletto”, para një bari, raporton “Gazzetta di Parma”.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë.
Sipas raportimeve të para, i plagosuri u transportua në spitalin Sant’Andrea të Spezia-s dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Karabinierët kanë rrethuar zonën ku ndodhën të shtënat dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.





