Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një fëmije 6-vjeçar ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Divjakë.

Sipas policisë, rreth orës 17:10 një automjet tip “Benz” i drejtuar nga 35-vjeçarja M.M. ka përplasur të miturin, i cili ka ndërruar jetë.

M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet procedurale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.