Arrestohet në flagrancë shoferi i autobusit "Plepa-Durrës".

Mëngjesin e të premtës, rreth orës 08:30, në pranga ka rënë shtetasi A. Q., vjeç 53, banues në Durrës.

Teksa 53-vjeçari drejtonte autobusin, në lagjen nr.13, tek "Ura e Dajlanit", është rrëzuar nga dera shtetasja B. G., vjeçe 22.

Aktualisht e reja ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Shoferi i autobusit akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 I Kodit Penal.