Një 15-vjeçare në Durrës është shpallur në kërkim nga policia e qytetit.
Ditën e djeshme, gjatë një kontrolli nga Policia Rrugore në lagjen nr.17/1, efektivët kanë konstatuar se shtetasja B.O., drejtonte një mjet tip “Audi” pa leje drejtimi.
Mësohet se 15-vjeçarja ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore për shkak të detyrës dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia njofton se po punohet për kapjen e saj. Ndërkohë, materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" neni 237 dhe "Drejtimi i automjetit pa dëshmi", neni 291 i Kodit Penal.





