Tre persona po hetohen në gjendje të lirë pas një sherri të ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit të Durrësit.
Nga burimet zyrtare mësohet se në sherr u përfshinë shtetasit E. G., S. M., dhe M. S., vjeç 29, 30 e 22, banues në Durrës e Lushnjë, të cilët rreth orës 01:00 kanë goditur me grusht njëri-tjetrin.
Materialet u u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, sipas veprës penale "Plagosja e lehtë me dashje", neni 89 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasit E. G., S. M., dhe M. S., vjeç 29, 30 e 22, banues në Durrës e Lushnjë, pasi rreth orës 01:00, në lagjen nr. 8, kanë goditur me grusht njeri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.





